Ilustrim

Përleshje mes disa personave, njëri theret me thikë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në qytetin e Vushtrrisë rreth orës 22:30.

Sipas raportit policor, raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja.

Si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar një burrë i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin tre burra janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje.