Përleshje mes disa personave në Prishtinë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë sonte rreth orës 20:30.

Në këtë përleshje një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person i gjinisë mashkullore është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit,  aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.