Ilustrim

Përleshje mes disa personave në Pejë, arrestohen 3 të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në Pejë janë arrestuar 3 persona pas një përleshjeje që kishte ndodhur sot.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:30 Policia është informuar se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë kishte ndodhur një përleshje mes disa personave.

Tutje Policia njofton se nga kjo përleshje është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ishin larguar në drejtim të pa njohur.

Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestojë edhe dy te dyshuarit të cilët ishin në arrati.

Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.