Foto: Ilustrim

Përleshje me thikë në Mitrovicë, lëndohet një person dhe arratiset i dyshuari

Nga një përleshje me thikë që ka ndodhur dje në Mitrovicë, një person është lënduar.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar ka sulmuar me thikë në person tjetër.

Tutje është bërë e ditur se viktima fillimisht ka kërkuar trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e me pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar  në QKUK Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ende nuk është hasur nga policia

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në ora 19:30 në rrugën ‘Driton Veliu’.