Përleshje me mjete të mprehta në Podujevë

Një rrahje mes dy personave, njëri prej tyre i mitur, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 17:00, ka marrë informacionin se në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Podujevë,  ka pasur një përleshje në mes të dy personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, nga përdorimi i tyre njëri nga ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia ka njoftuar tutje se ka identifikuar të dyshuarin E. H, 17 vjeçar, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor.

Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar dy thika, një boks metal, një shufër metalike, si dhe një mjet të mprehtë shpues.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti  lëndim i rëndë trupor,  për tu proceduar më tutje”, thuhet në njoftim.