Ilustrim

Përleshje me mjete të forta mes dy të miturve në Studeçan të Suharekës

Sot në mesditë ka ndodhur një përleshje mes dy të miturve në Studeçan të Suharekës, ku janë përdour mjete të forta dhe si pasojë dy të miturit janë dërguar në emergjencën e qytetit të Suharekës dhe se njëri nga të dyshuarit do të futet në operacion për shkak të lëndimeve të marra.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari i parë është 15-vjeç dhe i dyti 14-vjeç.

Po ashtu, ai bëri të ditur se Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes në qendër të fshatit Studençan.

“Dy të miturit janë dërguar në emergjencën e qytetit të Suharekës, ndërsa i dyshuari numër 2 është dërguar për tretman të mëtejmë në Prizren, ku do të futet në operacion për shkak të lëndimeve të marra. I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit dhe me urdhër të prokurorit ndalohet në mbajtje policore për 24 orë.

Bytyqi gjithashtu bëri të ditur se nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar një shufër metalike dhe një shkop druri.

Sipas Bytyqit, kjo ngjarje është raportuar në ora 13:00.