Ilustrim

Përleshje masive në Ferizaj, arresohen 10 persona

10 persona janë arrestuar në Ferizaj pas një mosmarrveshje që kishin mes vete.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur dje rreth orës 11:20 në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, 10 të dyshuarit janë rrahur mes vete, ndërsa si pasojë shtatë prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.