Ilustrim

Përleshje masive në Bardhosh të Prishtinës, arrestohen gjashtë të dyshuar

Gjashtë persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në fshatin Bardhos të Prishtinës, pasi janë përfshirë në një përleshje mes vete.

“Dje në ora 19:50, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës,  ka pasur një përleshje në mes të disa personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë  përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore  kanë pësuar disa prej tyre”, njofton Policia.

Tutje në njoftim thuhet se policia ka ndërmarrë veprimet operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

“Së këndejmi është bërë identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast. K. R., mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. M., mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. P., mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P.,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. P.,   mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, Q. P.,  mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Policia.

“Personat e dyshuar  të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje  prej 48 orësh për të  vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore. Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe  lëndim i lehtë trupor”, përfundon njoftimi i Policisë.