Përleshje masive, demolohet kafeteria në Mitrovicë (Foto)

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një kafeteri në Mitrovicë.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore nga përleshja e mbrëmshme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij policia ka marrë informacionin se përleshja ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Nga informacionet fillestare thuhet se dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një përleshje, të ndodhur në një kafiteri rreth orës 23:00, në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti, për KALLXO.com.

KALLXO.com gjithashtu ka siguruar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një person i shtrirë në dyshemenë e kafeterisë pas përleshjes.

Foto nga vendi i ngjarjes në kafeterinë në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com