Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Përleshje gjatë seancës gjyqësore, një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një seance gjyqësore të mbajtur para dy ditësh në Gjakovë, një burrë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

Sipas Policisë ngjarja kishte ndodhur pak para orës 10:00.

Të njëjtit kanë njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.