
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Përleshje fizike në Shtime, katër të dyshuar shoqërohen në Polici
Katër persona janë shoqëruar në Policinë e Kosovës, pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur më 17.03.2025, në fshatin Muzeqinë të Komunës së Shtimes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 21:10 ka pranuar informatën për një konflikt fizik mes disa personave. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në Stacionin Policor në Shtime.
Pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit, E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeç, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar, por ndaj tyre do të vazhdohet procedura e rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajit ka deklaruar se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin publik – duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për rastet e tilla.