Përleshje fizike në Prishtinë, përdoret edhe arma e zjarrit

Një përleshje fizike në mes disa personave në Prishtinë, dje rreth orës 18:00 ka përfunduar në të shtëna me armë.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, dy persona kanë pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes dy viktimave meshkuj kosovarë dhe të dyshuarit mashkull kosovar. Dyshohet se personit të dyshuar i kanë dal në ndihmë dhe persona të tjerë të cilët kanë sulmuar fizikisht viktimat, me ç’rast dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka njoftuar se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësorë.

Në vendngjarje njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë. Në lidhje me rastin nuk raportohet për të arrestuar.