Përleshje fizike ndërmjet dy familjeve në Prizren

Pjesëtarë të dy familjeve pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje.

Rasti ka ndodhur në rrugën e Ulqinit në Prizren, pasditen e djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve ku janë përfshirë pesë burra dhe dy gra.

Të dyshuarit dhe një viktimë grua kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.