Përleshje fizike mes disa të rinjve në një qendër tregtare në Prishtinë (VIDEO)

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur në një qendër tregtare në Prishtinë.

Në këtë zënkë janë përfshirë disa djem dhe dy vajza.

Një qytetar e ka dërguar një video në adresën e KALLXO.com në të cilën shihet përleshja.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, por të njëjtit kanë thënë nuk kanë ndonjë informacion.