Foto-ilustrim

Përleshje e gjuajtje me armë, tre persona të lënduar në Mitrovicë të Veriut

Tre persona janë lënduar e kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi fillimisht janë rrahur mes vete, e më pas në konflikt janë përdorur edhe armët e zjarrit. Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, nuk jep më shumë hollësi për nivelin e të lënduarve, ndërsa specifikon se e tëra kishte ndodhur pasi disa persona kanë nisur sherr mes vete tek sa ishin në një lokal gastronomik.

Si pasojë e përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë, në të cilin gjithashtu tregohet se dy prej të lënduarave janë duke u trajtuar ende në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, që nga orët e vona të 29 nëntorit kur kishte ndodhur ngjarja.

Në vend ngjarje kanë dal njësite relevante të Policisë, të cilët kanë njoftuar se kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti, sipas organeve të rendit, po vazhdon të hetohet.