Ilustrim

Përleshje e armatosur në Rahovec

Tre persona janë arrestuar me dyshimin se kishin shtënë me armë si shkak i një përleshje me një qytetarë tjetër. Ky i fundit gjendet në arrati. Rasti ka ndodhur në Rahovec.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy gëzhoja të armës.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë.