Ilustrim

Përleshja përfundon me një të plagosur në Prizren, disa të lënduar dhe 9 të arrestuar

Një përleshje mes disa personave në Prizren ka përfunduar me një të plagosur, disa të lënduar e nëntë të arrestuar.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate.

Të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës në vend të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK.