Ilustrim

Përleshja e mbrëmshme në Prishtinë, Specialët ngrenë pika kontrolli

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë vendosur pika kontrolli në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Siç tregojnë fotot e siguruara nga KALLXO.com, forcat speciale kanë ngritur pikë kontrolli në vendin ku mbrëmë ndodhi një përleshje masive në këtë lagje.

Njësitë Speciale po kontrollojnë automjetet në këtë pjesë të qytetit.

Operacioni ka nisur para 3 orëve.

Këto janë fotot e siguruara nga KALLXO.com: