Ilustrim

Përleshet me hajnin, lëndohet dhe i vidhen 250 euro

250 euro i janë vjedhur një punëtori në një lokal në Prizren, ku ishte duke punuar.

Sipas njoftimit të Policisë, vjedhjen e ka kryer një person rreth moshës 30 vjeçare.

Policia është njoftuar për rastin nga punëtori, i cili në ballafaqim me grabitësin ka pësuar lëndime.

Sic thuhet në raportin e policisë, viktima kishte vrapuar pas të dyshuarit me qëllim që ta ndal, mirëpo i dyshuari e kishte kanosur duke e paralajmëruar se posedonte thikë me vete.

Rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15.