Ilustrim

Përleshen dy persona mes vete në Suharekë, njëri nga ta shtie në ajër me pistoletë

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje fillimisht janë rrahur mes vete dhe më pas njëri nga ta ka shtënë në ajër një herë me pistoletë.

Sipas njoftimit të Policisë, pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.