Hysni Gucati. Foto: Facebook

Përkundër thirrjes së Veselit, OVL e UÇK-së do ta mbaj protestën më 9 korrik

Kreu i Organizatave të Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar pasi kreu i PDK-së, Kadri Veseli kërkoi që protesta e thirrur nga kjo organizatë të anulohet.

Ai ka thënë se OVL e UCK-së i ka organet e saj të cilat vendosin sesi të veprohet.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot gjatë ditës, Veseli tha se për shkak të pandemisë, duhet të anulohet protesta e paralajmëruar që do të mbahet më 9 korrik.

Kadri Veseli kërkon që të anulohet protesta e thirrur nga OVL e UÇK-së

www.kallxo.com