Përkujtohet ish-rektori Ejup Statovci

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot nga ora 12:00 mban orë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-rektorit të UP-së, Prof. Dr. Ejup Statovci.

Në këtë orë përkujtimore që pritet të mbahet në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” do të nderohet vepra dhe jeta e Statovcit. Prof. dr. Ejup Statovci ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 deri më 1997.