Përkrahësit e Vetëvendosjes nisen nga Peja për tubimin në Prishtinë

Sot, në sheshin kryesor të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar një tubimër të shënuar 15 vjetorin e partisë dhe 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Sekretari organizativ i LVV-së në Pejë, Besnik Zeqiri, ka thënë se nga Peja janë nisur tre autobusë me përkrahës për tu bërë bashkë në kryeqytet.

“Tre autobusë dhe dhjetëra vetura jemi nisur nga Peja në Prishtinë për tubimin në sheshin “Skënderbeu”, ka thënë ai.

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje do të fillojë nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” ku pritet të mbajë fjalim edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti.