Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përkrahësi i Vetëvendosjes emërohet në bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive

mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Avni Ramadani është emëruar kryesues i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë”.

Me një kërkim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Avni Ramadani shihet se nuk e ka fshehur simpatinë që ka për Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti.

KALLXO.com ka kontaktuar me Avni Ramadanin, i cili ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është rezultat i meritokracisë dhe profesionalizimit që ka. Ai më tej ka shtuar se nuk është anëtar i asnjë partie politike.

“Sa për informatë lidhur me emërimin tim në poziten e Kryesuesit të Bordit në KMDK, është rezultatë i meritokracies, profesionalizmi, dhe si ekspert i deponive sanitare regjionale të Kosovës. Nuk jam anëtar i asnjë partie politike, jam intelektual dhe ekspert i pa varur ndaj politikës, ju lutem ju referoheni CV, kam ofruar ide dhe kam vision lidhur me kët Ndërmarrje se si mundet të dal nga kriza” – ka thënë kryesuesi i sapozgjedhur i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike KMDK.

Përpos Ramadanit, në bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave është zgjedhur edhe Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toqi, Bashkim Pllana dhe Goran Llaziq.

 

Kryeministri Kurti sot në mbledhje tha se në konkurs kanë aplikuar 113 kandidatë ndërsa në listën e ngushtë kanë hyrë 41 kandidatë.

Sipas Kurtit, janë parashtruar 20 ankesa prej të cilave 13 janë aprovuar dhe 7 janë refuzuar. Kurse Qeverisë së Kosovës i është rekomanduar lista me 12 kandidatë.

Mandati për këtë bord është 3-vjeçar.