Përkrahësi i Fatmir Limajt emërohet në bordin e Ujësjellësit

Edhe partia Nisma Socialdemokrate e ka marrë një vend në bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Ilir Rexhepi, i cili ka qenë mandatin e kaluar si kryesues i këtij bordi, këtë vit është zgjedhur anëtar.

Rexhepi ka mohuar që është pjesë e Nismës Social Demokrate.

“Sa për informimin tuaj, unë personalisht nuk udhëheq me asnjë strukturë të partisë së Nismës Socialdemokrate. Për rrjedhojë e drejta e deklarimit apo mos deklarimit të bindjeve individuale politike është e drejtë elementare e njerëzore e çdo qytetari, e garantuar me çdo normë juridike vendore e ndërkombëtare”, tha Rexhepi për KALLXO.com.

Por, KALLXO.com ka gjetur se Rexhepi ka marrë pjesë në disa takime të nivelit të lartë të partisë së zv.kryeministrit, Fatmir Limaj.

Ai ka publikuar foto me Fatmir e Demir Limaj, ndërsa bartë edhe simbole të NISMES Socialdemokrate. KALLXO.com nuk ka arritur të faktojë nëse Rexhepi është pjesë e strukturave të kësaj partie.