Foto: Atdhe Mulla

Përjashtimi nga 'EQAR', Kuvendi me Seancë të Jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme. Nga ora 11:00, Kuvendi do të ketë një seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës.

R e n d i  i d i t ës

  1. Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, që kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj menjëherë pasi kishte formuar qeverinë e tij ka rezultuar në përjashtimin e AKA-së nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR).

EQAR në vendimin e tij konsideronte se Agjencia Kosovare e Akreditim nuk funksionon më e pavarur, dhe kësisoj nuk i përmbush standardet evropiane të agjencive të akreditimit.

Si rezultat i kësaj, AKA përjashtohet nga një union i rëndësishëm i Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.