Përgjigjet e Agim Veliut dhe Besian Mustafës për reklamat e tyre të kundërligjshme

Kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Agim Veliu, kishin vendosur pano me fotot e tyre në urat mbi autostradën “Ibrahim Rugova” në kohë të fushatës zgjedhore.

Vendosja e çfarëdo reklame është në kundërshtim me ligjin.

KALLXO.com ka pyetur Mustafën dhe Veliun rreth vendosjes së atyre reklamave, po të njëjtit nuk kanë dhënë sqarime.

“Flasim ndonjë ditë tjetër”, ka thënë Agim Veliu.

Ndërsa, Besian Mustafa tha se nuk ka informacione për këtë çështje.

“Ide nuk kam, më lejo ta shikoj, sepse nuk e kam idenë”, është shprehur Mustafa.