Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përgjegjësit institucional për planifikimin urban po i refuzojnë debatet

Aktivistja Flutura Zymi ka thënë në debatin KALLXO Pernime se përfaqësuesit institucional që merren me planifikimin hapësinor, qoftë nga MMPHI e as nga Komuna e Kosovës po i refuzojnë debatet.

Ajo ka thënë  u kanë dërguar ftesë për pjesëmarrje por nuk kanë marrë përgjigje.

“Tash i kemi debatet për katër komuna, Prishtinës, Prizrenin, Ferizaj dhe Pejën  dhe për  katër komunat kanë refuzuar dhe nuk kemi marrë përgjigje. Kemi insistuar, ndoshta të bëhet ndonjë zëvendësim pasi disa kanë thanë se për arsye të ndryshme,  në fund të fundit ata janë dora që e bëjnë kaosin apo e bëjnë jetën e qytetari më të shëndetshëm”, ka thënë ajo gjatë debatit.

Zymi ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe infrastrukturës e ka për detyrë që të bëjë planifikimin hapësinor dhe hartës zonale të Kosovës.