Përgatitet manual për nxënësit që do t'i rikthehen mësimit pas tërmetit në Shqipëri

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka njoftuar se është përgatitur një manual mbi “Ndihmën e Parë Psikologjike” për nxënësit të cilët do ta rifillojnë mësimin pas tërmetit të së martës që ka prekur Shqipërinë.

Shahini ka thënë se manuali i përgatitur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) është përkthyer në kohë rekord nga “Social Lab Prishtina”.

Ministrja ka thënë se ky manual do të jetë mbështetje për shërbimin psiko-social të mësuesve dhe nxënësve që kanë nevojë.

Poashtu, Shahini ka thënë se manuali do të jetë mbështetje për përpjekjen në krijimin e ambienteve shkollore më të ngrohta dhe të sigurta për nxënësit që do të rikthehen në mësim.

Manualin mund ta lexoni KËTU.