Përfundon trotuari Burojë-Turiqec, Bekim Jashari paralajmëron investime tjera

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar nga afër trotuarin e sapo përfunduar Burojë-Turiqec, me gjatësi 2 metra e cila sipas tij “do të lehtesojë qarkullimin në këmbë qytetarëve të kësaj zone, e në veçanti nxënësve”.

Punimet për këtë trotuar kishin filluar në muajin qershor të këtij viti.

“Investimet në këtë bashkësi lokale do të vazhdojnë edhe tutje, për të krijuar kushte më të mira të jetës” ka thënë kryetari Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Trotuari i sapo ndertuar në rrugën Burojë-Turiqec. Foto: Komuna e Skenderajt/ Facebook

Në anën tjetër, Jashari bëri të ditur se në Turiqec po ashtu është ndërtuar edhe sallasportive dhe poligonin sportiv në shkollën “Abedin Rexha”, rrjeti i kanalizimit si dhe pastrimi e zgjerimi i lumit për të evituar vërshimet.

KALLXO.com në një hulumtim të gjatë ka shpalosur problemet që përballen banorët e Skenderajt.

Skenderaj, komuna ku dënohesh nëse hedh bërllok