Klasa ku është mbajtur testi i maturës Foto: MASHT

Përfundon Testi i Maturës, MASh thotë se tentimet për kopjim ishin më të vogla sivjet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses provimi i maturës shtetërore për këtë vit.

Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili këtë vit është organizuar për mbi 26 mijë maturanë në rrethana të pandemisë COVID-19.

“Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komisioni Shtetëror ka konstuar se tentimet për kopjimin këtë vit kanë qenë shumë më të vogla se vitet e kaluara.

“KShM ka konstatuar se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin”, thuhet tutje në njoftim.

KALLXO.com ka publikuar më herët lajmin se si janë shpërndarë online testet e maturës.

Nxënësit krijojnë grup për shpërndarje të testit të maturës online