Takimi Thaçi - Kurti - 13.03.2020

Përfundon takimi Thaçi – Kurti

Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti dy orë pasi ata ishin mbyllur në zyrën e të parit.

Duke dalë nga ndërtesa ku gjendet Zyra e Presidentit, kryeministri Kurti tha se pas gjysmë ore do të ketë një konferencë për shtyp në ndërtesën e qeverisë rreth çështjes së coronavirusit.