Foto: KALLXO.com

Përfundon takimi mes Albin Kurtit e Edi Ramës

Më shumë se një orë ka zgjatur takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi është zhvilluar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Në takim përveç Kurtit ishte edhe Glauk Konjufca në njërën anë, dhe Edi Rama, ministri Gent Cakaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

As Kurti as Rama nuk janë deklaruar për mediat pas përfundimit të takimit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ardhur në Kosovë ku është takuar me drejtues të institucioneve dhe të partive politike.

Vizita e tij ndodh pak ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.