Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi i dy liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa, që ka filluar në orën 15:00.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, as sot nuk është arritur marrëveshja për koalicion qeverisës. Ndërsa nesër pritet të ketë një takim të radhës.

“Do të kemi edhe një takim të radhës, për detaje të tjera do ju njoftojmë nesër”, deklaroi Mustafa.

Sot gjatë ditës Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku janë dakorduar që t’i dërgohet me shkresë presidentit Hashim Thaçi emri i mandatarit për kryeministër.

Anëtarja e Kryesisë, Arbërije Nagavci, para gazetarëve tha se gjatë ditëve në vijim do t’i dërgohet shkresa presidentit Thaçi.

Kurse në lidhje me bisedimet me LDK-në për koalicionin qeverisës, Nagavci tha se po presin të shohin cila është oferta konkrete e LDK-së.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me LDK dhe ne presim ta finalizojmë marrëveshjen prandaj emrin do ta dërgojmë në ditët në vijim letrën formale te Presidenti në ditët në vijim.Presim të dimë cila është konkretisht kërkesa e LDK-së, diskutimet do të vazhdojnë, Kryesia e VV-së i ka dhënë mandat të plotë grupit punues që të vazhdojë angazhime të kemi sa më parë një marrëveshje”, deklaroi Nagavci.

VV ia jep Thaçit emrin për Kryeministër ‘ditëve në vijim’ (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, tre muaj pas zgjedhjeve, ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe pse të dyja palët ishin deklaruar se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.