Përfundon takimi Kurti-Lajçak

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi i cili përfundoi para pak minutash është zhvilluar pa praninë e mediave dhe pas përfundimit asnjëra palë nuk janë deklaruar.

Nesër në mëngjes Lajçak do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin. Pas takimit është paraparë një konferencë e përbashkët për media.

Pasi të vizitojë Kosovën, ai do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 mars, ndërsa më pas do të udhëtojë edhe në Mal të Zi.

Lajçak sot në Prishtinë