Përfundon takimi i Kurtit me përfaqësuesit e BE-së

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajcvak

Deri më tani nuk ka pasur detaje nga ky takim se për çfarë kanë diskutuar palët.

Menjëherë pas takimit me palën kosovare, ka nisur edhe takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi ka filluar në orën 15:00, ndërkaq pas takimit me Kurtin zyrtarët do të zhvillojnë takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve dy palëshe, zyrtarët evropian do të presin në takim trepalësh kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq.