Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së

Ka përfunduar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili kishte filluar nga ora 10:00.

Zyrtarët e saj nuk janë deklaruar për media. Imet Beqiri tha shkurt  se “ka emra sa të duash”  kur u pyet nëse në mbledhjen e Kryesisë kanë vendosur për kandidatin për kryeministër.

Në anën tjetër, nënkryetari i partisë Agim Veliu u shpreh se ende nuk ka asnjë emër. Ai tha se janë duke biseduar për kriteret në radhë të parë./RTV21