Foto: KALLXO.com

Përfundon takimi i deputetëve të VV-së, nuk ka takim me LDK-në (VIDEO)

Ka përfunduar takimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i cili është mbajtur në selinë e tyre, një ditë para se të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Derisa deputeti Glauk Konjufca ishte duke dalë nga takimi, e konfirmoi se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit.

“Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë takim mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është përgjigjur shkurtimisht.

“Nuk besoj që do të ketë”, ka thënë ajo.

LIVE: Përfundon takimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 décembre 2019