Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

Përfundon takimi Albin Kurti – Isa Mustafa

Ka përfunduar takimi mes kryetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë takim, LDK përfaqësohej nga disa zyrtarë.

Grupi i LDK-së është larguar nga ndërtesa e Kuvendit ku është mbajtur takimi dhe asnjë nga përfaqësuesit e saj nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Edhe delegacioni i LVV-së është larguar nga ambientet e Kuvendit.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në këtë takim, pasi që të dy liderët janë larguar nga Kuvendi larg mediave.

Takimi i sotëm i drejtuesve të dy partive politike, të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ishte në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Eksponentë të dy partive kanë deklaruar sot se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, për Albin Kurtin, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ora ka filluar të ecë së prapthi.

Albin Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje, ka kohë edhe një javë për të paraqitur kabinetin e tij për miratim në Kuvendin e Kosovës.