Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Përfundon seanca për ditën e sotme, Kuvendi mblidhet prapë nesër

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, pasi nga kryetarja Vjosa Osmani tha se nuk mund të vazhdohet për shkak se mund të jetë e rrezikshme, për shkak të COVID-19.

Seanca ka përfunduar tek pika e tretë e rendit të ditës, asaj për zgjedhjen e një anëtari të Bordit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore të Kosovës, pasi në dy raundet e para dështoi zgjedhja e anëtarit, për shkak se nuk u arritën votat e mjaftueshme.

Dy kandidatët qe u votuan në raundin e dytë ishin Arben Mustafa që mori 52 vota dhe Mimoza Mustafa që mori 49 vota.

Kryetarja Osmani njoftoi se nevojiten së paku 54 vota, që të zgjidhet anëtari dhe kjo pikë u la për ditën e nesërme.

Ndërsa këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të diskutohen nesër nga ora 11:00:

  1. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  2. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT),
  3. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
  4. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019,
  5. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  7. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.