Foto-ilustrim

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve të arrestuar për kazinotë në Karaçevë

Në Gjykatën e Gjilanit ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 30 prej 35 të arrestuarve të premten në mbrëmje në Karaçevë të Kamenicës.

Në mesin e 30 të arrestuarve që sot kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake janë edhe disa policë.

Prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri, ka kërkuar nga Gjykata që të arrestuarit për kontrabandë e lojëra të fatit në Karaçevë të dërgohen në paraburgim për një muaj në mënyrë që të vazhdojnë të hetohen gjatë asaj periudhe.

Ekipe të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë qenë duke përcjellë zyrtarët policorë të arrestuar për ndihmë në kontrabandë dhe në lojëra të fatit në Karaçevë, të cilët sot dolën para Gjykatës në Gjilan.