Përfundon seanca ndaj hetuesve të arrestuar të krimeve ekonomike

Ka përfundon seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj hetuesve të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës të arrestuar gjatë dy ditëve të fundit për keqpërdorim detyre e marrje ryshfeti.

Të pandehurit janë paraqitur para gjykatës për keqpërdorim të  pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe armëmbajtje pa leje.

Policia gjatë bastisjes në shtëpinë së hetuesit Lutfi Menxhiqi janë gjetur dhe dy kallashnikovë  dhe 9 mijë euro kesh.

Në anën tjetër hetuesi Lavdim Osmani është arrestuar në flagrance të mërkurën mbrëma nga ana e Policisë së Kosovës.

Një rreshter i krimeve ekonomike është arrestuar gjatë mëngjesit të djeshëm nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërmjetësim mes një biznesmeni nga Kaçaniku dhe një kryeinspektori të MPB-së.

KALLXO.com raportoi vazhdimisht në lidhje me këto arrestime të cila i kreu Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Lavdim Osmani u arrestua për marrje ryshfeti. Atij gjatë arrestimit iu gjetën 1,450 euro. Osmani ishte arrestuar në flagrancë.

I njëjti është familjar i drejtuesit të Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Bashkim Spahiut.

Hetuesit të dytë, Lutfi Manxhiqit policia i ka gjetur një shumë prej 9 mijë eurove dhe dy Kallashnikovë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Një Kryeinspektor në Agjencinë e Regjistrit Civil në MPB është arrestuar gjithashtu gjatë ditës së djeshme, një rreshter në Departamentin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit si dhe një afarist nga Kaçaniku.

Dyshimet ishin se rreshteri kishte disa lëndë të afaristit kaçanikas dhe përmes kryeinspektorit të MPB-së merrej ryshfeti për përfundimin e rasteve.

Hetuesi policor dërgohet në pranga në gjykatë (FOTO)