Përfundon seanca e Kuvendit, katër pikat e fundit pritet të shqyrtohen në seancën e radhës

Ka përfunduar seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në të cilën ishte paraparë diskutimi dhe votimi i 17 pikave të rendit të ditës.

Edhe pse së fundmi pa kuorum, seanca shqyrtoi gjithsej 13 pika, ndërsa katër pikat e fundit pritet të shqyrtohen dhe votohen në seancën e radhës.

Kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti tha se pikat e mbetura nuk mund të diskutohen sonte sepse në të gjitha duhet votuar dhe nuk ka deputetë të mjaftueshëm në sallë për ta bërë këtë.

“Pikat e tjera janë votim, meqenëse s’ka kuorum ne nuk mundemi me votu. Atëherë e mbyllim seancën.”, ka thënë Haliti.

Pikat që mbetën pa u diskutuar në Kuvend janë:

“Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A.”,

“Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,”,

“Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social,”,

si dhe “Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, për zgjatjen e mandatit dhe për emërimin e zëvendskryesuesit të këtij Komisioni Hetimor.”.

Kuvendi i Kosovës i zgjat mandatin komisionit hetimor për PTK dhe Vala

‘Bllokohet’ votimi për formimin e Komisionit për përmirësimin e procesit zgjedhor

Kuvendi pa kuorum, s’kalojnë propozimet për pensionistët