Përfundon seanca e Kuvendit, grupet parlamentare i zëvendësojnë disa deputetë

Kuvendi i Kosovës si pikë të 5-të të rendit të ditës e kishte Propozimin e Grupeve Parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Grupi Parlamentar i PDK-së i ka propozu këto zëvendësime.

“Deputeti Uran Ismaili anëtar në komisionin për Integrim Evropian në vend të deputetës Evgjeni Thaçi Dragusha. Evgjeni Thaçi Dragusha anetare në Komisionin per Legjislacion në vend të deputetit Hajredin Kuçi. Deputeti Abelard Tahiri nënkryetar i komisionit për Legjislacion dhe deputetetja Besa Ismaili Ahmeti anëtare ne komisionin për të Drejtat dhe Interest e Komuniteteve”, tha Osmani.

Edhe GP i LVV i ka propozu disa zëvendësime.

“Mefail Bajqinovci anëtar në komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në vend të deputetit Arbër Rexhaj. Arbër Rexhaj Komisioni i Mbikëqyrjes së Komisionit për Intelegjencë në vend të deputetit Mefail Bajqinovci”, tha Osmani.

Osmani tha se në mbledhjen e radhës së kryesisë do ta diskutojnë cështjen se a do të rikthejen të gjithë deputetet në ulëset e tyre sic kanë qenë më herët.