Përfundon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës mbylli punimet e seancës së jashtëzakonshme.

Vjosa Osmani u zgjodh presidentja e gjashtë me radhë që nga paslufta.

Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

11 vota ishin të pavlefshme.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur edhe të shtunën seancën për zgjedhjen e saj por që dështoi.

Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.