Përfundon seanca e Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit, vendimi "në ditët në vijim"

Pas më shumë se katër orëve, ka përfunduar seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese për votën diskutabile të deputetit Etem Arifi ndaj qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dëgjuar argumentet e palëve të përfshira në këtë çështje. Më 3 qershor, vota për qeverinë e Kosovës nga Etem Arifi po kontestohet nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjeje, që në këtë rast u përfaqësua nga Blerim Sallahu.

Kryetaren e Kuvendit të Kosovës e përfaqësoi, Artan Murati, Qeverinë e Kosovës, avokati Besnik Berisha, KQZ-në, kryetarja Valdete Daka, Komisionin për Legjislacion, Shkamb Manaj dhe Këshillin Gjyqësor, Astrit Hoti.

Në fund të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi, njoftoi palët se të gjitha argumentet e prezantuara sot, gjatë seancës, mund të dërgohen edhe të shkruara në formë të përmbledhur.

“Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet dhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim kur edhe do të vendosë çështjen”, tha Rama- Hajrizi

“Këto argumente, që janë prezantuar sot, mund të dërgohen deri më 7 dhjetor me shkrim”, tha ajo.

Përfaqësuesi i LVV-së dhe ai i qeverisë shprehin qëndrimet në gjykatë për votën e deputetit Etem Arifi

www.kallxo.com