Përfundon seanca e Dardan Molliqajt, flet avokati i tij

Avokati i Dardan Molliqaj, kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Arbër Rexha ka thënë se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka qenë e pakuptueshme dhe e paqartë.

“Për mbrojtjen ka qenë pak e paqartë dhe e pakuptueshme kërkesa e Prokurorisë ngase në të pretendohej rreziku i ikjes dhe gjithashtu është pretendu se Molliqaj ka qenë në arrati”, ka thënë Rexha.

I njëjti ka thënë se arrestimi i Molliqaj ka qenë në mënyrë kundërligjshme.

Sipas tij gjatë arrestimit nuk janë përfillë dispozitat ligjore të cilat, sipas avokatit, janë të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

“Si rrjedhoja e kësaj janë cenu edhe të drejtat e garantuara me kushtetutë sic është e drejta e sigurisë dhe lirisë”, ka thënë Rexha.

Po ashtu, avokati i Molliqaj ka njoftuar se vendimi nga Gjykata pritet që të merret sot.

Kreu i PSD-së, Molliqaj është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Arrestohet Dardan Molliqaj

Të njëjtën vepër penale dyshohet se e ka kryer edhe aktivisti i të njëjtës parti, Adem Megjuani.

Sipas Policisë, Molliqaj dhe Megjuani kanë sulmuar katër zyrtarë policor, ku tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore.

Molliqaj dhe Megjuani janë arrestuar para dy ditësh.

Molliqaj është arrestuar gjatë mbrëmjes së 1 shkurtit nga Njësitë Speciale të Policisë.

Arrestimi ka ndodhur te zyrat e emisionit Pressing të T7, ku ai do të merrte pjesë në një debat.

Ndërsa për arrestimin e Megjuanit ka njoftuar Nushi.

Ai kishte thënë se Megjuani është arrestuar lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën e kaluar.

I njëjti kishe kërkuar që të lirohet aktivisti Megjuani.

VIDEO – Momenti kur Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë