Përfundon Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor kërkohen masa parandaluese

Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor sot shënoi përmbylljen dy ditore në të cilin u shkëmbyen përvoja dhe u parashikuan masa nga akterët qeveritar dhe institucional për parandalimin e diskriminimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me fokus kryesor fenomenin e Atigjiptizmit.

Habit Hajredini një ndër organizatorët e samitit nga Zyra e Kryeministrit tregoi për metodat që shtetet po shkëmbejnë drejt veprimeve të përbashkëta për parandalimin e paragjykimit racor.

“Të forcohet dialogu apo të behën bashkë strukturat e institucioneve të shoqërisë civile, të mediave akterëve të tjerë në marrje e veprimeve për parandalimin racor, edhe sot është një ka temat kyqe të rëndësishme që të ketë pjesëmarrje të shoqërisë civile, si institucionet janë duke diskutuar se si mund të bëjnë bashkë dhe shkëmbejnë përvojat e dialogut sepse secili shtet ka përparësi por ka edhe shumë shtetet të tjera që kanë sfida dhe vështirësi dhe kjo po ndikon në shkëmbimin e përvojave”- potencoi ai.

Frida Duli Sefaj nga organizata “Terre De Hommes”, tha që për largimin e këtij fenomeni duhet kohë dhe punë.

“Diskriminimi racor ëshë një sfidë që ekziston me shekuj dhe duhet kohë e gjatë për ta luftuar, masat që duhet të ndërmerren prej të gjitha qeverive janë të shumta por ne kemi kënaqësinë që Kosova ka masa që i ka vendosur me përkrahjen tonë dhe Zyrës së Kryeministrit të cilat duhet të aplikohen në rajon për të realizuar këtë mision shumë të rëndësishëm”- pohoi ajo.

Isak Skenderi përfaqësues i organizatës “Zëri Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë”, theksoi që gjatë samitit është diskutuar për masat vedijësuese ndaj diskriminimit racor në mënyrë që të mos mbesin vetëm të shkruara në letër.

“Sot kemi diskutuar për mënyrën që së pari të krijohet kuptimi i njohjes se çka është diskriminimi racor por edhe si mund diskriminimi racor të adresohet përmes dokumenteve zyrtare që duhet të bëhet në aspektin e ngritjes së vetëdijes së përgjithshme kolektive në lidhje me përfshirjen e komuniteteve, cilat janë masat që duhet adresuar parandalimin e këtij problemi specifik në legjislacionin tonë”- bën të ditur Skenderi.

Gjatë ditës së parë të samitit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili ka bërë thirrje për përfshirjen e komuniteteve dhe rëndësinë që ka shkolla në institucionalizimin e gjuhës.

“Mos u mjaftoni me përfshirjen, kërkoni pjesëmarrjen, kjo na bën të barabartë. Gjithashtu, jo vetëm integrim, por qëndrim, sepse të qenit i përjashtuar dhe i margjinalizuar është çështje e lirisë”- ka thënë ai.

Gjatë dy ditëve të samitit janë mbajtur takime me pjesëtarë të shoqërisë civile, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, një prej tyre ka qenë Angela Elminger, zyrtare për Evropën Lindore, e cila është referuar rëndësisë që ka Studimi Kombëtar mbi Antigjiptizmin.

“Është një shembull i mirë i një bashkëpunimi produktiv, ku shihet ‘fruti’ i punës afatgjatë me institucionet dhe Qeverinë. Është mirëkuptimi ynë si HEKS, si pjesë e shoqërisë civile, që të bashkëpunojmë ngushtë me OSHC-të lokale, drejt një bote dhe shoqërish më të drejta gjithëpërfshirëse. Së pari, do të doja të filloja duke i kujtuar të gjithëve se informacioni është fuqi. Së bashku, pjesëmarrja është thelbësore për fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara”- ka thënë ajo.

Samiti i Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor ka filluar dje me 7 nëntor dhe përfundoi sot, gjatë dy ditëve janë mbledhur udhëheqës të qeverive, institucione, organizata ku kanë shkëmbyer përvoja dhe veprime kundër diskriminimit racor.