Përfundon samiti Bërdo-Brioni, njëri nga 6 konkluzionet e miratuara është thirrja për heqjen e vizave Kosovës

Pas përfundimit të samitit Bërdo-Brioni, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka prezantuar gjashtë konkluzionet e miratuara nga liderët pjesëmarrës në ketë takim.

Njëra nga këto gjashtë konkluzione është thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.

Më këto pika janë pajtuar të gjitha vendet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor që përfaqësohen nga presidentët.

Një pikë tjetër është thirrja që Bosnje dhe Hercegovinës ti jepet statusi i shtetit kandidat deri në fund të këtij viti.

Gashtë konkluzionet e prezantuara nga Pahor:

1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe më shumë se kurrë një çështje gjeopolitike

2.Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim

3.Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022,

4.Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022,

5.I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike,

6.Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë, ku qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, ndonvse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave.

Konkluzionet e miratuara ne samitin Bërdo-Brioni. Foto: Borut Pahor, Twitter