Numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Foto: Arjana Berisha/KALLXO.com

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, pritet të nisë i të pavlefshmeve nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta nga Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Sipas KQZ-së, numërimi ka përfunduar të martën në mesnatë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ndërsa, në njoftim thuhet se gjatë ditës së sotme, më 12.03.2025, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit – sipas Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.” – thuhet tutje në njoftim.

Sipas KQZ-së, rinumërimi është bërë për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda kutive në vendvotime.

Më 10.03.2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë Vendim që të rinumërohen votat e 50 vendvotimeve nga Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

15 prej 50 vendovotimeve janë prej Komunave të ndryshme, në të cilat janë vërejtur mospërputhje të nënshkrimeve, ndërkaq 35 të tjera janë vetëm të Komunës së Vushtrrisë.

Ndërsa, më 09.0.2025 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar Ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe ka urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për hapjen e 177 kutive të votimit, me 1,631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës, në mënyrë që të njëjtat të rivlerësohen, numërohen dhe përfshihen në rezultatin përfundimtar.

PZAP urdhëron KQZ-në të hap 177 kutitë me fletëvotimet e pavlefshme nga jashtë Kosovës